Kryetari Haliti vizitoi komisionet për përkujdesjen e familjeve të ardhura nga Shqipëria dhe një familje nga 8 sa janë të vendosura në këtë komunë e që kanë gjetur strehim dhe ngrohëtësi në disa familje në disa fshatra të Vitisë.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, krahas angazhimeeve të përditëshme institucionale po gjenë kohë për të vizituar edhe familjet e strehuara që janë prekura nga termeti i 26 Nëntorit e që janë strehuar në këtë komunë.Haliti sot ka vizituar komisionin komunal për grumbullim të ndihmave humanitare në Viti, ku u njoh me aktivitetet e këtij komisioni, në grumbullim e të mirave materiale, dedikuar familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Po ashtu, bashkë me komisionin për mbikqyrjen e familjeve të vendosura në komunën e Vitisë, ka vizituar një familje të vendosur në Viti.
Me këtë rast, kryetari Haliti ka theksuar se Institucionet komunale të Vitisë, janë të mobilizuara që të ndihmojnë dhe mbikqyrin familjet që kërkojnë strehim në këtë komunë.
Do theksuar se aktualisht në disa fshatra të kësaj komune deri më sot, janë të vendosura 8 familje, me 39 anëtar.Aziz Zuka