ZAHIR PAJAZITI, HAKIFI DHE EDMONDI IA NDËRRUAN KAHUN HISTORISË
(Me rastin e 23 Vjetorit të rënies së tyre)
Shkruan:KADRI GËRVALLA
… Këta të tretë s´bashku dhe ENIGMA ,ranë në pritën e organizuar nga regjimi serb ndërmjet fshatrave Pestovë dhe Maxhunaj të Vushtrrisë pas të njohurës “ndjekja japoneze“
Zahir Pajaziti, me pseudonimin “Ismeti”, Anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mbetët njeri nga figurat më madhore të rezistencës së armatosur, Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njëri nga atentatorët dhe organizatorët më të guximshëm të luftës.
… Zahir Pjazitin në vjeshtën e vitit 1991 do ta gjejmë në Shqipëri, në stervitje ushtarake, ku mandej këthehet në Kosovë, gjithnjë në përsosje të artit ushtarak dhe ngritëjes së aftësive organizativo-politike. Në këtë vazhdimësi, Zahiri do të jet pjesë e Shtabit si hierarkia më e lartë ushtarake, rreth të cilit Shtab do të vepronin edhe shumë luftëtarë tjerë si: Adem Jashari, Rexhep Selimi, Lah Ibrahimi, Sokol Bashota, Mujë Krasniqi, Xheladin Gashi, të cilët e krijuan edhe Shtabin Operativ të UÇK-së.
Ky Shtab, më 1995 u ngritë në Shtab Qendror të UÇK-së.
Zahiri ishte figura madhore e rezistencës së armatosur, Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njeri ndër atentatorët dhe organizatorët më të mëdhenjë të luftës.
Fjalë e besë n´zemër i mbajë
Kam dy shokë që s´mund ti ndajë
Si shqiponja me dy krah…
Roje i bejmë Atdheun na
Të flasësh për dëshmorët e Kombit është krenari, por kjo krenari të obligon që fjalës së thënë dhe sidomos asaj të shkruar, t´i japësh peshën e vet, peshën e kohës. Veprimtaria e dëshmorëve është aq e begatëshme sa në rrugën e tyre për liri është e pamundur t’i përmbledhësh të gjitha me pak fjalë, dhe të mendosh se i ke thënë të gjitha që duhet thënë.
Rrugëtimi i tyre është një gurrë që nuk shterron kurrë, dhe sa herë që thellohesh në vepren e tyre të madhe, përherë gjenë diçka që nuk është thënë, dhe ato vepra bëhen para syve tanë, si një det i tërë. Ta zësh në gojë emrin e Zahir Pajazitit, të kthen në një kohë, e cila mban kuptueshmërinë e filozofis së të gjitha kohërave që shkuan dhe atyre që do vijnë.
Në kontiniutet kohor-historik, emri i Zahirit bëhet një kurorëzim i angazhimeve gjithë kombëtare, në projektin e madh ku u derdhen energjitë shekullore të shqiptarëve për liri, barazi dhe demokraci, si vlera më kulminante mbi të cilat ndritet çdo shoqëri e civilizuar.
Zahiri u lind më 1 Nëntor të vitit 1962. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij. Të mesmën e vazhdoi në Vushtrri, por atje nuk i pëlqeu edukata dhe arsimimi për polic dhe më vonë e vazhdoi në Besianë. Në fakultetin Filologjik Dega e gjuhës Angleze, regjistrohet më 1981, por për shkaqe ekonomike dhe aktivitetit të tij poltik, nuk arrinë ta përfundojë. Zahiri ndjenjat patriotike dhe kombëtare i krijoi qysh në fëmijëri. Kurse idol kishte Skënderbeun, Jusuf Gërvallën, Afrim Zhitinë dhe Hasan Ramadanin. Pjesmarrës i shumë demostratave në shumë komuna të Kosovës, kontribues i mirë i veprimeve politike legale si në Parlamentin Rinor, ashtu edhe në Partinë Parlamentare.
Zahir Pajaziti me punën e tij të palodhshme formoi edhe UÇK-në në Llap, pastaj njësitë e para të UÇK-së,në Shishman të Gjakovës, Ferizaj, Vushtrri, Shalë të Bajgorës etj. Pranë tij me punë të palodhshme u gjetën shokët e tij më të ngushtë si: Hakif Zejnullahu, Ardian Krasniqi, Edmond Hoxha dhe Qerim Kelmendi. Në Shqipëri ai rrinte me shumë njerzë të ilegalës e sidomos me Fatmir Humollin, pastaj, kontaktonte edhe me Nazmi Zukën, Ismet Abdullahun, Nazmi Ajetin etj.
Zahiri kujds të posaqëm i kushtonte pergaditëjeve fizike dhe ushtarake të pjestarëve të njësive guerile të UÇK-së, si dhe aftësimit të tyre për perdorimin e armëve. Ushtrimet fizike i kryenin te pishat në afersi të kishës në Besianë, kurse ushtrimet duke gjuajtur me armë te “Qukat afer Turuqices (Vendëlindja e Zahirit) dhe në fshatin Sharban të Prishtinës. Zahiri sa herë që kthehej nga Shqipëria shkonte në Drenicë dhe komunikonte me Komandantin Legjendar Adem Jasharin.
Zahiri dhe Adem Jashari ishin deri më atëherë dy drejtuesit kryesor të luftes, dhe mbetën të dy, komandantë legjendarë të UÇK-së. Sa herë që është folur dhe gjithqka që ka qenë madhore dhe perjetësisht e ngulitur në Zonën Operative të Llapit, por edhe në strukturat të UÇK-së, ka lidhje me emrin e Zahir Pajazitit. Në Llap të gjithëve ju kujtohen zullumqarët, inspektorët dhe spiunet e Serbisë, që maltretonin popullatën e kesaj ane si: Cipiripi, Biri i Dragiqit, Bosanaci, si dhe disa shqipfolës tradhëtarë. Pushka e Zahirit i shfarosi dhe ua humbi gjurmët ketyre kalbësirave të Serbisë. Sot me plot endje degjohet kenga, të cilën e shkroi poeti, kushtuar Komandantit dhe heroit të Shqiptarisë Zahir Pajazitit:
Më 31 Janar të vitit 1997, pikrisht në ora 16.00 takohet me Bislim Zogajn ne stacionin e autobusave në Prishtinë dhe më pas vazhdon rrugën me Hakifin dhe Edmondit për në Drenicë, për shumë arsye, por edhe për ta strehuar Edmondin për disa ditë. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi, në një betejë të pabarabartë, pas një qëndrese heroike, dhanë jetën për çlirimin e Kosovës. Kjo ishte një goditje shumë e rëndë ndaj UÇK-së, por dhimbja u kthye në forcë, në rrugën e mundimshme, por të sigurtë drejt lirisë.
Zahir Pajaziti, me pseudonimin “Ismeti”, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mbetët njeri nga figurat më madhore të rezistencës së armatosur, Komandanti i parë i Zonës Operative të Llapit, njëri nga atentatorët dhe organizatorët më të guximshëm të luftës.
Zahir trimi,po merr hak
As një shka,se la në llap
Çdo tradhtar kur une epashë
Nga një pumb n´ball ja dhashë.
Kush ishte Hakif Zejnullahu?
Hakif Zejnullahu ishte njëri nga shokët dhe veprimtarët me të cilin veproi Zahir Pajaziti. Në fillim të punës, grupi në të cilin vepronte Hakifi ishte një sistem i treshës, të cilin e perbënin perbënin Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Bahrudin Berisha, të cilët fillimisht punuan në shperndarjen e trakteve politike. Ndikimi i ketij grupi ishte bërë frymëzim për shumë të rinjë, të cilët po përgaditëshin guximshëm të beheshin pjesë e punës që kishte karakter për çlirim kombëtar.
Vendlindja e Hakifit ishte fshati Gurash.
U lind më 22 Qershor të vitit 1962. Shkollen fillore e ka kryer në fshatin Albanik, ndërsa shkollen e mesme në Besianë. I regjistruar në fakultetin e shkencave matematikore, nuk arriti t’i perfundonte studimet.
Që kur në Llap po vepronte çeta e ALI AJETIT më 1985 filloi të vepronte edhe grupi i Hakif Zejnullahut. Ky djal mori pjesë në shumë aksione kundër policisë serbe dhe gjerë në vdekje nuk iu nda shokut më të ngusht Zahirit.
Shtëpia e babait të Hakifit gjatë veprimit të tij ishte shëndrruar në një bazë ushtarake dhe për strehimin e luftetarëve, vend ky i bërë me kërkesen e veprimtarit të dalluar z-Bajram Ajetit. Pas formimit të Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare në ZOLL, Hakifi u bë edhe anëtar i ketij Shtabi, dhe më vonë emrohet në detyrën e zëvendës komandantit.
Aksionet e guximshëme që i kishte bërë ose mbikqyrë Hakifi ishte edhe atentati që kishte pergaditur Zahiri kunder Rektorit të Univerzitetit të Prishtinës Radivoje Papoviq, aksion ky që Zahiri me besushmerinë më të madhe i kishte lënë ta mbikëqyrë Hakifi, pasi kishte shkuar për punë në Shqipëri.
Edhe Hakifin ashtu si Zahirin dhe Edmondin, e ndaloi vrasja tinëzare dhe e përgaditur dinakërisht nga policia sekrete serbe, e cila pasi kishte rënë në gjurmë për marshuten e lëvizejes së tyre në drejtim të qytetit të Vushtrrisë, kishte sinjalizuar forcat e shumta të policisë dhe ushtrisë që të viheshin në sulm për likuidimin e tyre…Dhe kjo vrasje ndodhi. Në një luftë tepër të pabarbartë më 31 Janar të vitit 1997 ranë heroikisht në fshatin Pestovë, ku sot është ngritur edhe lapidari i LIRISË dhe i përjetësisë së ketyre tre Heronjëve ZAHIRIT, HAKIFIT DHE EDMONDIT.
EDMOND HOXHA, TRIM I PUSHKËS DHE I FJALËS
Nuk dihet se kur janë njohur për herë të parë Edmond Hoxha me Zahirin, por kjo dëshmon se ka qenë një lidhje e hershme, tepër e besueshme edhe per vet se Zahiri nuk i besonte kujtdo detyra te veqanta. Por një është e qartë se sa herë është kthyer nga Shqipëria, Zahiri është takur ne Junik me Edmondin.
Se sa ishte vizionar Zahiri dhe sa me vendosmëri, dhe perkushtim vepronte në masovizimin e luftes dhe themelimin e bazave të organizimit ushtarak,vërehet edhe nga lidhjet që kishte filluar t’i vendosë me shumë veprimtarë dhe liridashës anembanë Kosovës. Edmond Hoxha që në fillim të aktivitetit në rrugën për liri, mori pseudonimin „SHPATI“.
Tani nga Juniku i kullave të njohura të Kosovës, kulla këto që ishin bërë burim frymëzimi i shumë atdhetarëve, ishin bërë edhe për EDIN. Familja Hoxha nga Juniku, kishte filluar të vihet në shenjestër nga regjimet të shumta te cilat i kishin ndjekur dhe vrarë shumë burra para se të vinte në jetë Edi, si një pasardhës i tyre.
Edmond Hoxha është linder me 10 Tetor të vitit 1975. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Junik. Studimet i pat regjistruar në Fakultetin Juridik dhe arriti deri në vitin e tretë. Ai mbante lidhje të shpeshta me Zahirin dhe kishte besim të madhë në punet e shumta që kishin para vetes dhe koordinonin punet organizative ushtarake, duke krijuar hapsirë per veprim subjektiv ushtarako-politik në lindje Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe ky djal i guximshëm nuk kishte fat të vepronte me gjatë, sepse në atë udhëtim me karakter pune për në Vushtrri gjendet në veturë me dy shoket e tij ,të cilët pabesisht vriten nga forca të mëdha policore e ushtarake serbe.
„Pikërisht më 31 Janar, rrugës per në Mision të veçantë, ranë në krye të detyrës tre bijtë e mëdhenj të shqiptarisë dhe tre drejtuesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahiri, Hakifi dhe Edmont Hoxha. Ata ishin prej atyre djemëve të cilët Kosova bën gjithnjë vend, e vendi i Tyre është i perjetëshem . Ata ishin prej atyre djemëve të cilet lan pas Vetes përmendoret e lirisë.
23– vjetë më parë, ata deshmuan se jo vetëm kishin hedhur në tokën e rreshkur të Kosovës farën e lirisë, por edhe se ishin të gatshëm ta rritnin me gjakun e Tyre“.
Enigma e kesaj vrasje të trefishtë na ka mbetur pikë, ndërsa në tokën e Kosovës ruhet amaneti i jetës dhe veprës së tyre.
Në Pestovë,pushka kërset
Këta tre trima,plumbi si vret
Edmond Hoxha,vlla ti mbahu
Njëqind plagë Hakif Zejnullahu.
Zahir Pajaziti,Hakifi dhe Edmondi ndryshuan kahun histories,për ta skruar një hiistori te re dhe të lavdishëme.
Lavdi jetës dhe vepres së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut! Ne jemi të perkoshëm, ata janë të perjetshëm.
Lavdi të gjithë atyre që ranë per lirinë e Kosovës.