Gjilan

Edhe gratë dhanë kontribut në parandalimin e demarkacionit dhe “zajednicës”

Qendra e Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan nën udhëheqjen e kryetares Dr. Besa Baftiu ka realizuar një varg aktivitetësh në qytetin e Gjilanit. Fillimisht Kryetarja e Qendrës Dr. Besa Baftiu nën shoqërimin e anëtares së kryesisë së Lëvizja VETËVENDOSJE! Nazlije Bala, anëtareve të kuvendit komunal nga radhët e Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan si dhe disa aktivisteve tjera kanë vizituar strehimoren për gra dhe fëmije ,,Liria” në Gjilan. Në vazhdën e këtij takimi kryetarja ka parë nga afër problemet dhe peripecitë që përballet kjo qendër rehabilituese e cila funksionon nga viti 2003. Gjatë këtij takimi kryetarja e qendrës në Gjilan Dr. Besa Baftiu ka shprehur indinjatën e saj si dhe përkrahjen për gratë që gjejnë strehim të përkohshëm si dhe për qendrën në përgjithësi. Ajo ka theksuar se nuk do të ju mungoj përkrahja për sa i përket Qendrës së Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjilan pasi që me angazhimin e të gjithëve, kjo Qendër Sociale do të ketë më të lehtë funksionimin dhe do të ofroj tretman më të suksesshëm për të gjithë ata që i drejtohen kësaj Qendre të strehimit. Ajo ka dënuar dhunën në çdo formë që ushtrohet.

“Ne kemi nevojë për një familje të shëndoshë, shoqëri të mirfilltë dhe angazhim maksimal për faktin që në shtëpi ashtu dhe në shoqëri të dyja gjinitë të jenë të barabarta”, është shprehur ndër të tjera Besa Baftiu. Ajo ka takuar edhe gratë  aktiviste, të cilat me praninë e tyre konfirmuan se asnjëherë nuk mungon vullneti për punë dhe angazhim ne Lëvizja VETËVENDOSJE! Ajo falënderoi gratë për angazhimin maksimal në punën e palodhshme e veçanërisht  angazhimin e tyre në aktivitetet e lëvizjes për parandalimin e Demarkacionit dhe Zajednicës.

Nazlije Balaj, nga qendra tha se Gjilani mund të bëj ndryshimin e shumë pritur vetëm duke u angazhuar e duke u bërë pjese e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ajo kërkoi nga gratë aktiviste që të punojnë me përkushtim që fryma  e programi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jenë të pranishme ne çdo shtëpi. Me nga një fjalë rasti të pranishmet i përshëndetën edhe asamblistët Arjeta Rexhepi, Krenare Latifi dhe aktivistja Ardiana Halimi . Ato ju bën thirrje kryesisht të rinjve gjilanas që të merren më shumë me politikë pasi që vetëm së bashku mundemi të bëjmë ndryshime për jetën e qytetarëve të Gjilanit.

 

You Might Also Like