Futboll

Lindemann: Zëvëndësimet dhe taktika dhanë fryt

Lutz Lindemann, kryetrajneri i Prishtinës është ndarë i kënaqur si me paraqitjen e ekipit të tij, ashtu edhe me rezultatin në fund të ndeshjes, ngase në ballafaqim me Dritën ia doli që të arkëtojë tri pikë të vlefshme në luftë për titullin e kampionit.

“Shikuesit kanë parë një lojë shumë të mirë, të dy skuadrat e deshën fitoren, kurse ekipi i ynë tregoi një karakter shumë të fortë. Në pjesën e dytë bëmë disa ndryshime dhe ndërruam taktikën e lojës dhe kjo dha rezultat. Mankenda është një lojtar i mirë, por që ka probleme kur bie shi e kësaj radhe edhe kushtet atmosferike për të ishin shumë të mira”, ka thënë Lindemann, që ka theksuar se kandidat për titull mbetën Trepça ’89, Ferronikeli e Prishtina, por edhe se ekipet tjera po luajnë shumë mirë e këtë sot e ka dëshmuar edhe ekipi i Dritës. Ai thotë se kampionati deri në fund do të jetë interesant.

You Might Also Like