Naim FETAJ
AZIL KËRKOJNË EDHE VARRET
( Nga vëllimi poetik, në process botimi: ZOGJTË NUK NDËRROJNË FYTYRË )
ME SYTE TANE NE SQEP
Jane endur korbat me syte tane ne sqep
Me syte tane si gace
Here permbi Kukes e here permbi Bllace…
Jane trashur qente
Dhe krimbat jane trashe
Edhe zonja mace…
Here ne goje te ujkut
Here ne goje te qenit
E sa shpejt harruam
Ah bace …o bace…
DITE PROTESTE…
Ende nuk jane ndare dita dhe nata
Nje acar i eger djeg sikur flaka
Kot ca hije te zeza brigjeve kane zene prite
E bardhe e bukur. ..ngadale zbret kjo dite
Zbardhet horizonti sheshet mbushen jete
Zhurmojne edhe zemrat si koshere me blete
Zbret kjo dite proteste si per teh te shpates
Ua verbon syte … lugeterve te nates
AZIL KERKOJNE DHE VARRET…
Hijen time
Pas lufte e ke vrare
Po une kam shpetuar
S’e di
Si te ika neper duar..
Tash e njezet vjet
Vec vdekja atje therret
Tek cdo gur varri
Zbriten edhe malet
Sa shume rrena
Qe bluan dhemballet
Vone e morem vesh
Se meit i do te gjallet…
Ec e ndali tash
Azil kerkojne dhe varret…
STINE E VUAJTJES
Stine e vuajtjes… keq na ka murosur
Vec me koke nen sqetull
As gjalle…as varrosur…
Here si ujk ne kurth…here qen i plagosur
Nje shekull kjo stine
Dhe ende s’ka te sosur
PEIZAZH I VDEKUR…
Zgjohen te vdekurit e vdesin te gjallet
Shahen mes veti nuk degjojne as malet
Ikin te rinjte po zbrazen mehallet…
Ah, liria ime
T’i hengri qeni fjalet…
KUR I VRAME ME TE MIRET…
Dikush gishtat ia nderronte fyellit
E dikush syte ia mbyllte diellit
Nje kukuvajke zbriste ne fund te katundit
Se per dike ishte nata e fundit…
Anes se Drinit motra e qante vellane…
“ Na e vrane… e na e shane. “
Tash dhembjen s’e mbajne as zinxhiret…
Ate dite e sot…kur i vrame me te miret.
TE GJALLET I QANTE NENA…
Tinez sikur endrren te mbajtem ne gji
Edhe nder varre tinez kenduam per ty
Liri…
Pas lufte disi e skuqur dilte hena
Te vdekurit i varrosem
Te gjallet i qante nena
Neper kenge tinez
Perbirohej nema…
NJEQIND VJET NA NXIU DIMRI
Dergjeshin stinet rend si speca ne varg
Si kripa ne zjarr u plaste zemra ne bark
Njeqind vjet stinet njera tjetren hanin
Njeqind vjet na e nxiu gjithe jeten dimri
Njemije te zeza i beme
E qanim te trembedhjeten
Sa keq e sa eger sunduam vetveten…
E thias sa thelle e varrosem te verteten
QENTE E CARTUR…
U bene bashke ne muzg e u nisen per gjah
Here hidheshin ne dy e here ne kater kembe
Qence i lehnin henes se ishte e plote
Ceta e qenve ne terr qe dukej si nje flote
Keshtu benin prore kur mbushej hena
Qente e cartur te nje katundi te ri
Pas u shkonte gjema gjak e jarge nder dhemb
Te grithurat e tyre s’i shkelte njeri
Vinin nga cdo ane sa here skuqej nata
Toke e qiell i shponin me ulerima
Si ne sahat te dekes lutej njerezia
E lisat me te gjate i cante vetetima…
Qente e cartur kur vinin tek lendina…
RAPSODI MBI VARRE…
Me te vdekurit sonte do te hedhim valle
Do kercejme e do te lodhemi mbi varre
E do t’u tregojme
Se i falem fushe e male
Ndoshta na e falin
Tradhtine e madhe
E zjarrte zbret nata permbi keto varre
Ah nata e marre…me njemije marre
Rapsodi e cmendur kjo
Per te gjallet hapen varre…