Me një përbërje më ndryshe se herëve të tjera, Drita u mposhtet nga Dukagjini me rezultat 2:0, që për ekipin gjilanas nuk ka vlerë, ngase e ka të siguruar titullin kampion. Vendasit në minutën 19, Dukagjini fituan një gjuajtje nga këndi, pas harkimit topi erdhi deri te Erlis Xhemajli që ndërhyri me kokë deri te qendërmbrojtësi Besir Iseni, që nga afërsia mbi duart e portierit Behluli e futi topin në rrjetë për 1:0.
Në minutën 22, Ilijasa Zylfiut iu anulua një gol me motivacion se ishte në pozicion jashtë loje, kurse në minutën 40, pas një mosmarrëveshje të mbrojtësve të Dritës Ovouka e Pëllumbi, Altin Mërlaku e shfrytëzoi këtë pakujdesi dhe me një gjaujtje të fortë ngriti rezultatin në 2:0.
Në pjesën e dytë, Drita ia ka dalë të shënojë një gol, por ai është anuluar nga sistemi VAR me motivacion se para shënimit të golit, Arb Manaj ishte në pozitë jashtë loje./kryelajmi.com/.





