LAJME

Presidenti i PSG-së, në emër të Klubeve Evropiane të Futbollit uron FC Dritën

 

Nasser Al-Khelaifi, president i klubit të mirënjohur francez Paris Saint Germain në emër të Klubeve Evropiane të Futbollit i ka dërguar një letër urimi presidentit të FC Drita, Valon Murseli për shpalljen kampion të FC Drita, shkruan kryelajmi.com.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Feti Murseli, drejtor i përgjithshëm i FC Drita, i cili na ka prezantuar edhe letrën e urimit.

Në këtë letër urimi thuhet:

“Në emër të Klubeve Evropiane të Futbollit ju dërgoj urimet e mia juve dhe të gjithë të tjerëve të FC Drita për fitimin e Superligës së Kosovës në këtë stinor.

Të fitosh titullin pesë herë dhe dy herë radhazi është një sukses i madh dhe kjo e arritur reflekton punën e madhe të bërë të të secilit në klub.

Ju dëshiroj të gjitha të mirat në stinorin e ardhshëm

Nasser Al-Khelaifi

Kryetar

Klubet Evropiane të Futbollit

kryelajmi.com

You Might Also Like