Gjilan

Ismajli pret përfaqësuesit e gastronomisë: Kërkesat e tyre janë të drejta

Gjilan, 8 korrik 2020 – Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim përfaqësues të gastronimisë, të cilët kanë protestuar para Komunës, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës për kufizimin e orarit të punës.

“Pronarët e gastronimisë po e kundërshtojnë këtë vendim me të drejtë, por jo në adresë të duhur sepse nuk janë vendime komunale, por të nivelit qendror. Unë i sigurova që Komuna e Gjilanit është bashkë me ta. Këta janë duke punuar dhe luftuar për mbijetesë”, tha Ismajli.

Ai tha se në takimin e ardhshëm mes kryeministrit Hoti dhe kryetarëve të Komunave, I cili do të ndodh së shpejti, do ta përcjellë kërkesën e drejtë të gastronomnëve për anulimin e vendimit për kufizimin e orarit të punës.

“Gastronomia është një sferë që bashkë me ndërtimarinë, gjeneron më së shumti vende të reja të punës. Institucionet qendrore nuk është mirë që ta barazojnë Prishtinën me Gjilanin sepse jeta ka dallime esenciale në këtë aspekt”, ka shtuar Ismajli.

Në emër të protestuesve ka folur Albert Sylejmani, i cili e ka falënderuar nënkryetarin Ismajli për pritjen dhe përhrajen e ofruar.

You Might Also Like