Futboll

Albin Krasniqi është rikthyer sërish te Drita

Klubi Futbollistik “Drita” ka vendosur ta rikthejë mesfushorin e talentuar Albin Krasniqin sërish në radhët e veta, mëson Gazetasheshi.com.

19 vjeçari, i cili ishte i huazuar te FC Ferizaj në gjashtë muajt e fundit është rikthyer sërish te ‘bardhekaltërit’, ndërkohë që tashmë veçse ka filluar përgatitjet me ekipin për fazën parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Në total ai është paraqitur në 19 ndeshje këtë edicion në Superligë, derisa ka realizuar 2 gola dhe ka shërbyer pesë herë për bashkëlojtarët e tij.

Ai ishte transferuar te Drita dy vite më parë, pikërisht nga skuadra e Ferizajt ku ishte i huazuar në pjesën pranverore të kampionatit.

Albin Krasniqi me fanellën e Dritës në edicionin e kaluar

Krasniqi ndodhet në kontratë me gjilanasit deri në qershor të vitit 2023.

/Gazeta Sheshi/

You Might Also Like