Futboll

Drita të premtën udhëton në Zvicër

Drita do të përfaqësoj Kosovën në ndeshjet parakualifikuese të Ligës së Kampionëve që zhvillohen në Zvicër.

Kampionët e Kosovës do të udhëtojnë drejtë vendit helvetik të premten derisa ndeshjen e parë e zhvillojnë të shtunën me kampionin e Androrës, Inter Escaldes.

Në rast fitoreje, në finale do të luaj me fituesin e ndeshjes tjetër.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka treguar se udhëtojnë të premten drejtë Zvicrës derisa do të jenë në masa strikte gjatë këtyre ditëve.

“Të premten udhëtojmë për në Zvicër! Nuk kemi asnjë lehtësim, për kundrazi masat janë strikte, me të arritur ne Zvicër do të bëjmë prapë teste! Karantinimi do të jetë strikt dhe nuk lejohet të kemi asnjë kontakt“, ka thënë Zymberi për Indeksonline.

Zvicra e ka bërë të domosdoshme që qytetarët e Kosovës që udhëtojnë atje tu nënshtrohen testeve dhe karantinimit.

You Might Also Like