Gjilan

Haziri apelon qytetarët: Respektoni masat e mos u bëni për Spital

 

 

Gjilan, 4 nëntor 2020 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se mbi baza ditore po e menaxhojnë situatën me COVID-19, përmes QKMF dhe institucionet tjera.

 

“Vetëm dje, përmes QKMF’se, kemi pasur 53 kontrolla në shtëpi, sipas kërkesave të qytetarëve. Jemi e vemja komunë që e kryejmë këtë shërbim dhe po del të jetë e duhur sepse nuk ka nevojë që të ngarkohet Spitali i Përgjithshëm”, ka thënë Haziri, në konferencën për gazetarë.

 

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që nga fillimi i pandemisë është si vijon: 1504 të infektuar në total, 1192 të shëruar, 48 të vdekur, 264 raste active, 21 të hospitalizuar dhe 248 mostra në pritje për rezultat.

 

Gjatë konferencës, pos Hazirit, mesazhet për respektim të masave anti-COVID-19 i kanë paraqitur edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e QKMF në Gjilan, Dr. Arbenita Hajdari.

 

“Ju lutem respektoni masat e mos u bëni për Spital”, ka qenë apeli i Hazirit.

You Might Also Like