Ardijan Nuhiu, kryetrajner i Dritës
“Jam i kënaqur me fitoren dhe seriozitetin e treguar nga djemtë për arsye se kanë bërë një presion duke mos e lënë kundërshtarin ta organizoj ndeshjen, teksa e kemi ditur se kemi një kundërshtar jo të lehtë e sidomos në katër ndeshjet e fundit si vendas nuk kanë humbur asnjeherë. Një Besë me lojtarë të rinjë të cilët dëshirojnë ti tregojnë vlerat e tyre në kampionatin tonë, por djemtë tanë iu përgjigjën shumë mirë me dy golat e shënuar pastaj na ndeshkuan, por prap reagun mirë duke mos lënë kundërshtarin të organizohen në këtë ndeshje. Në garë do të jemi deri në fund, pas këtë vit kampionati do të jetë shumë i fortë për faktin se nuk do të jem vetëm ne edhe Ballkani, por do të ketë edhe skuadra tjera që po na bashkohen dhe do të jetë një garë shumë e fortë. Pushimi na ka bërë pasi kemi pasur një orar të ngjeshur, por edhe tani do ta kemi dhe kemi punuar në pushim por do të punojmë edhe tani për tu përgatitur sa më mirë në çdo ndeshje”, përfundoi Nuhiu.