Banorët e fshatit Përlepnicë me vetiniciativë i kanë dalë në ndihmë familjes Fazliu nga Malësia e Preshevës, së cilës i kanë dhuruar një ngastër dhe në të njejtin lokacion i kanë ndërtuar shtëpinë.
Familja Fazliu nga presheva kanë jetuar si refugjatë në Përlepnicë që nga koha e luftës e këtej, ndërsa vitin e kaluar kanë qenë të detyruar të lëshoj shtëpinë, duke mbetur pa kulm mbi kokë, duke jetuar me qëra në Gjilan.
Falë iniciativës së veteranit të UÇK-së nga Përlepnica Bejtullah Osmani, bashkë me shumë qytetarë të vullnetit të mirë, nga po ky fshat, përfshirë Fahredin Mehmetin i cili ka dhuruar trollin, si dhe shumë tjerë që kanë ndihmuar financiarisht, është arritë të realizohet ky projekt, aq i nevojshëm për këtë familje.