Dy ekipet që do të ndeshen nesër në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita dhe Deçiçi kanë zhvilluar stërvitjet e fundit. Të parët në fushë kanë zbarkuar futbollistët e Dritës, që kanë kryer një stërvitje të lehtë, të udhëhequr nga kryetrajneri Ardijan Nuhiu, derisa më pas terrenin në Prishtinë e kanë provuar edhe lojtarët nga Tuzi, të cilët pas udhëtimit me autobus nga Mali i Zu i janë drejtuar zhveshtoreve dhe dolën në terren.
Kjo ndeshje pritet të jetë vëllazërore, ngase të dy ekipet kanë darkuar së bashku para ndeshjes së nesërme, që duhet të jetë shembull edhe për ekipet e tjera.
Kryelajmi.com