Pas takimit, trajneri Ismet Munishi u ankua shumë për orarin e ngjeshur të Superligës.
“Në pjesën e parë luajtëm sikurse të ishte Liga e Katërt, derisa në pjesën e dytë sikurse të ishte Premierliga. Jam shumë i nervozuar me disa individë në skuadër, por fitorja i mbulon të gjitha”.
“Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më i nervozuar dhe nevrikosur më shumë se në pjesën e parë, gjatë gjithë karrierës sime që kur luaj futboll”.
“6 ditë duhet t’i zhvillojmë 3 ndeshje, nuk e di se çfarë orari është ky. Duhet të vendosim se cilët lojtarë do të luajnë. Na është dashtë kohë më tepër, ne nuk kemi mundësi që t’i luajmë kaq shumë ndeshje për në orar kaq të shkurtër. Duhet të shohim se cilët lojtarët janë më të freskët për të startuar ndaj Malishevës”.
“Unë nuk e komentoj referimin. Mentor Ajeti është njëri ndër gjyqtarët më të mirë në Superligë. Edhe kur kam pas ankesa, apo dyshime nuk e kam komentuar referimin asnjëherë”.