Futboll

As hija e kryendeshjes së dikurshme

Në një ndeshje me pak raste, Drita dhe Prishtina ka luajtur baras pa gola 0:0, ndeshje që nuk i ngjarë kryendeshjes së dikurshme, shkaku i mospranisë së tifozëve në tribuna dhe cilësisë së lojës.

Fusha e Dritës është dënuar me dy ndeshje pa praninë e shikueseve, shkaku i incidentit që ka ndodhur në ndeshjen Drita – Gjilani.

Të dy ekipet, si Drita, ashtu edhe Prishtina nuk kanë startuar mirë në këtë kampionat, ngase ato është pritur që të kenë më shumë pikë, por në këto ndeshje të zhvilluara, ato nuk kanë arritur objektivat.

Rastin e parë Drita e pati në minutën 21, por Haxhimusa nga afërsia nuk ishte i saktë.

Në pjesëlojën e dytë, Prishtina i ka patur dy raste shumë të mira nëpërmjet Leutrim Kryeziut, por qendërsulmuesi i Prishtinës në rastin e parë u vonua së tepërmi, derisa në rastin e dytë pasoi në mënyrë të gabuar. Krejt në fund Drita pati rast të mirë për të shënuar, por rrjetat mbetën të paprekura 0:0.

You Might Also Like