LAJME

Lagjja “Banja” nuk lëshon pe, fuqishëm në përkrahje të programit tonë zhvillimor

“Banja” nuk lëshon pe, fuqishëm në përkrahje të programit tonë zhvillimor

Bashkë me kandidaten për Kuvendin Komunal në Gjilan, Mimoza Xhaqkaj vizituam sot lagjen “Banja” ku takuam qytetarë të shumtë dhe vizituam biznese që veprojnë në këtë lokalitet.

Programi ynë qeverisës ‘Aleanca me qytetarin” prioritet i jep urbanizmit dhe zhvillimit të hapësirave publike në zonat urbane në shërbim të qytetarëve.

Do të ndërtohet parku shumëdimensional tek lagja “Banja” që do ta bëjë lidhjen edhe me lagjet “Dardania” me atë “Dheu i Bardhë”. Do të jetë parku më i madh në Komunën e Gjilanin, me komplet infrastrukturën përcjellëse ku do të përfshihen palestra sportive, amfiteatri dhe parku i fëmijëve.

Jemi shumë të përkushtuar me shëndërru Gjilanin në një qytet modern dhe lehtësisht të jëtueshëm.

Në qeverisjen tonë nuk do të ketë dallime mbi baza politike, sepse ne e kemi dëshmuar se taskapaguesi është prioritet për ne si dhe qeverisja jonë është në shërbim të tyre, përtej çdo gjëje tjetër.

Bashkë do ta bëjmë Gjilanin ashtu siç e duam!

NG

You Might Also Like