Futboll

Gjilani barazon edhe në një miqësore

Klubi i Futbollit Gjilani po i vazhdon përgatitjet në Durrës të Shqipërisë, kurse në këtë vazhdë ai ka zhvilluar disa ndeshje miqësore. Së fundi, klubi kuq e bardhë nga Gjilani është takuar me ekipin e Drenicës së Skënderajt, që gjithashtu është duke u përgatitur në Shqipëri. Në një miqësore që këto dy ekipe e kanë zhvilluar në mes veti janë ndarë me rezultat të barabartë 1:1.

Kanë qenë drenicakët që kanë kaluar në epërsi të parët nëpërmjet lojtarit më të mirë të tyre, Taulant Dajaku, kurse ekipi i Gjilanit ia ka dalë të barazojë nëpërmjet qendërsulmuesit Isa Eminhaziri. Ditë më parë KF Gjilani ka barazuar edhe me ekipin nga Shqipëria, Turbina.

 

 

You Might Also Like