OPINION

ÇEZMA E SAHIT AGËS NË KUFCË TË POSHTME

dini  Shkruan: Sherafedin Kadriu, QRTK-Gjilan

 

Objekti i çezmës ndodhet në fshatin Kufcë e Poshtme, në të djathtë të rrugës Gjilan -Malishevë. Çezma ndodhet në oborrin e shtëpisë. E ndërtuar nga gurë shtufi, me një lartësi prej 2 metrash dhe gjerësi prej 60 cm. Materiali lidhës i përdorur për murim është llaçi prej gëlqereje.

Objekti në fasadë ka një nike, poshtë së cilës ndodhet një sylynjar, i cili sjell ujë të mjaftueshëm për pije dhe vaditje të kopshtit aty afër. Një nike e vogël më e thelluar se e madhja që ka formë konike të thuash, përdoret për të vënë tasin për mbushjen e ujit. Mbi objektin e çezmës është vendosur një gurë i madh në formë sferike. Diçka rrethore që i përket vetëdijes ilire për vetë besimin në dukjet astrale. Sipas informatave që kanë marrë të zotët e shtëpisë, çezma duhet të jetë ndërtuar rreth vitit 1900

You Might Also Like