Viti

Komuna e Vitisë pjesë e Programit të USAID-it për legalizim të ndërtimeve pa leje

Komuna e Vitisë pjesë e Programit të USAID-it për legalizim të ndërtimeve pa leje

Kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit Visar Demiri, kanë pritur në një takim dy përfaqësueset e Programit te USAID për Qeverisje Ekonomike, Diella Rugova Begolli dhe Erezana Qarkaxhija Vela, me që rast është diskutuar lidhur me veprimtarinë e Programit që ka të bëjë me legalizimin e objekteve dhe partneritetin me komunën e Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se është i gatshëm të mbështesë këtë program, duke e quajtur shumë të rëndësishëm, ngase me legalizimin e objekteve të banimit e ndërtimeve tjera, do të ketë një evidentim të saktë të objekteve në komunën e Vitisë.
Përfaqësuesja e USAID-it për Qeverisje Ekonomike, Diella Rugova Begolli, bëri të ditur se Programi i USAID për Qeverisje Ekonomike (USAID KEGA) ne kuadër te fushëveprimit te tij, ka mbështetjen e nivelit qendror dhe lokal ne procesin e legalizimit te ndërtimeve pa leje. Aziz Zuka

You Might Also Like