Futboll

Ngecin punët në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, ja arsyeja

Zhurma e çekanëve në Stadiumin e Qytetit në Gjilan nuk po dëgjohet më. Këtë fundjavë në këtë stadium nuk u dëgjuan as britmat e “Skifterëve” në ballafaqim me Llapin, sikurse që nuk do të dëgjohen as britmat e “Intelektualëve” kundër Ulpianës këtë të mërkurë, ngase ndeshja e kupës është zhvendosur nga Stadiumi i Qytetit për në fushën me bari sintetik.

Ashtu siç po shkojnë punët, rregullimi i Stadiumit të Qytetit do të zgjasë. Tashti, kur koha ka nisur të nxehet dhe punët do të duhej të zhvilloheshin me ritëm të përshpejtuar, punimet janë ndalur tërësisht.

Në lidhje me këtë problematikë, ka folur edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili shton se ka pasur një takim me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me të cilin tha se kanë bërë një analizë të detajuar dhe se aty kanë gjetur tejkalim enorm të pozicioneve brenda kontratës. Hyseni ka thënë se ka tejkalime nëpër pozicione të ndryshme. Ai shtoi se ende nuk projekt detal e as final dhe se punimet që kanë ngecur tashti janë si pasojë e mospasjes së projektit. Pritet që Universiteti i Prishtinës dhe Fakulteti i Ndërtimtarisë pritet që të dalin në terren për të bërë një icizim të gjendjes për të parë se ku ka arritur puna deri më tash, në mënyrë që të bëhet një bazë për bërjen e projektit final. Pritet që për këtë të jap fjalën e saj edhe KRPP.

Në një gjendje të tillë, në mënyrë që të mund të zhvillohen aktivitetet është bërë një intervenim i shpejtë në Stadiumin me bari sintetik, atje po zhvendoset kablloja e tensionit të lartë, atje janë bërë investimet e nevojshme dhe janë ndërtuar tri platforma për sistemin VAR dhe janë vendosur dy shtylla për ndriçimin e fushës dhe në rrethojën e fushës, Tashti, atje mund të zhvillohen ndeshjet e Superligës, ku pos Gjilanit që po i zhvillon ndeshjet, një ndeshje të sajën e zhvilloi edhe Prishtina e është paralajmëruar se të mërkurën aty do të luaj edhe Drita./kryelajmi.com/.

You Might Also Like