Sportet luftarake

Donat Syla i bronztë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit në Budvë

Donat Syla, boksier i Klubit të Boksit Drita nga Gjilani, ka fituar medaljen e bronztë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit që është mbajtur në qytetin bregdetar të Budvës në Mal të Zi. Në këtë turne të madh boksi kanë marrë pjesë boksierë nga shtete të ndryshme, kurse shtatlarti i ri gjilanas, Donat Syla edhe kësaj radhe ka dëshmuar cilësi të mëdha, duke dëshmuar se është e ardhmja e boksit kosovar.

Donat Syla, i cili është nxënës në klasën e dymbëdhjetë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, bokson në kategorinë e rëndë.

Trajnerët e tij, Musli Zymberi dhe Nazim Halili kanë fjalë miradije për këtë boksier të talentuar, i cili më herët ishte përzgjedhur në mesin e boksierëve më të mirë të Kosovës, që ishin në përgatitje në Durrës dhe që sukseset e tija po shtohen nga dita në ditë.

You Might Also Like