Gjilan

Mësimdhënësi Tahir Dalipi ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për rifillimin e mësimit

 

 

Tahir Dalipi, mësimdhënës i Gjuhës Frënge në Gjimnazin Shoqëror “Zenel Hajdini” në Gjilan, ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për rifillimin e mësimit në shkollat tona. Ai, në hyrje të Kompleksit të Shkollave të Mesme, ka vendosur një pano, në të cilën ka dhënë arsyet për domosdoshmërinë e nisjes së mësimit, shkruan kryelajmi.com

Dalipi në pano ka shkruar:

“Jemi mësues,

Nuk je mi të kënaqur me pozitën tonë.

As nxënësit, as prindërit nuk janë fajtorë për këtë.

Duke mos punuar po i ndëshkojmë ata, pa qenë përgjegjës.

Nuk mund të presim derisa përgjegjësit të bëhen të përgjegjshëm.

Po nisim punën!”

Mësimdhënësi Tahir Dalipi, thotë se tërë e atë që ka pasur t’a thotë e ka nxjerrë në pano, kurse ai ka ftuar ata që mendojnë njëjtë që t’i bashkëngjiten në nismën e tij.

Kryelajmi.com

 

 

You Might Also Like