Sportet me dorë

Volejbollistja që është krenare me vendin, qytetin dhe ekipin e saj

Volejbollistja e re, Venera Kadriu, pos që ka bërë emër në volejbollin kosovar si një reprezentuese  dhe lojtare e shkëlqyer, loja e saj ka bërë që ajo të zë vend edhe në mediumet e njohura botërore. Ajo për faqen http://www.infoweb-luca.com ka dhënë një intervistë në të cilën ka dhenë hollësi për karrierën e saj, duke bërë me dije se kishte nisur të luaj volejboll kur i kishte 11 vjet dhe se tashti është shumë e lumtur që është bërë pjesë e kësaj loje, që është shumë e popullarizuar tek ne. Ajo ka sqaruar se luan për ekipin e Dritës nga Gjilani dhe se më së shumti në lojë i pëlqen të sulmojë, kurse ka thënë se është shumë e lumtur që bashkë me ekipin e saj kanë marrë pjesë edhe në garat e organizuara nga CEV, kundër dy ekipeve Marica Plovdiv nga Bullgaria dhe VF Montagnes nga Zvicra. Përkundër humbjes në të dy ndeshjet, ajo ka thënë se kjo ishte një përvojë e re për të dhe ekipin e saj.

 

 

Venera sapo ka mbushur 17 vjet dhe nuk e fsheh se është nxënëse në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, duke thënë se është shkolla më e mirë, kurse hobi e ka leximin, dëgjimin e muzikës, udhëtimin dhe njohjen me vende, popuj e me kultura të reja.

 

 

Ajo është cilësuar si lojtare me buzëqeshje që të bënë për vete e për vendin e saj thotë se Kosova është një vend i vogël, por me shumë shpresa të mëdha e për qytetin e saj Gjilanin, thotë se është një qytet i vogël, njerëzit janë shumë miqësorë, të lidhur me vendlindjen dhe me familjen. Ajo kërkon që më shumë të investohet në talentet e reja.

 

 

You Might Also Like