Futboll

Mbyllet pjesa e parë Gjilani – Trepça ’89, plot rasate, shtylla e momente kontestuese

Tri penalti të dhëna e më pas të anuluara, një qëllim shtylle një tërthorëse e shumë raste të mira shënimi kanë qenë veçori e pjesës së parë të ndeshjes Gjilani – Trepça ’89, pjesë në të cilën ka dominuar Gjilani, por që është mbyllur pa gola të shënuar.

Në minutën 15 pas një kundërsulmi të shpejtë, Zabërxha shpërtheu nga e djathta, harkoi në brendi e në të sul Dabiqaj që qëlloi topin bukur, por ai nga toka u përplasa në tërthorëse.
Në minutën 25, Elton Calé bukur u fut në brendi dhe pasoi te bashkëlojtarët e tij, pos asnjëri nga ta nuk e qëlloi e më së miri ishte Zeka.

Një minutë më pas Mashau ndali në brendi Mevlan Zekën e gjyqtari Nuza dha penalti për Gjilanin. U desh që të shikohet sistemi VAR për një ndërhyrje të Islamit më herët dhe pas rishikimit disa herë të këtij momenti ai vendosi për ndërhyrje të palejuar ndaj Fatit, bile e ndëshkoi me të verdhë Përparim Islamin. Gjyqtari Nuza edhe më herët ngjashëm kishte anuluar një penalti. Në minutën 34, Genc Nuza dha penalti për Trepçën ’89 me arsyetim se njëri nga lojtarët e Gjilanit luajti me dorë, por edhe kësaj radhe ndërroi mendje dhe ajo u anulua. Në minutën 37 Baton Zabërxha dha një gjuajtje të fortë përtokë, por topi u ndal nga shtylla e djathtë pingule.

Në kohën shtesë edhe Elton Calé pati rast të mirë shënimi, por gjuajtja e tij u bllokua.

You Might Also Like