Futboll

Vllaznia merr pikën e parë, Kika humb në fushë të vet

Vllaznia e Pozharanit ka marrë pikën e parë në këtë kampionat, pasi që si mysafire e Vushtrrisë ka luajtur baras pa gola 0:0.

Ekipi tjetër nga Anamorava, KF Kika, ka pësuar humbje nga Vjosa e Shtimjes me rezultat 0:2. Kjo është fitorja e katërt me radhë e shtimjanëve. Për mysafirët të dy golat i ka shënuar lojtari më i mirë i tyre Drin Ymeri, në minutën 25 dhe 75. Në ndeshjen e zhvilluar në Kamenicë, pos shikueseve vendas pati edhe të atillë nga Shtimja, të cilt e përkrahën ekipin e tyre të zemrës./kryelajmi.com/.

You Might Also Like