Libri

ME PARAQITJEN E VEPRAVE TË BOTUARA NË PROZË, KRITIKË LETRARE DHE PUBLICISTIKË, PËRMBYLLET “VJESHTA LETRARE…”

Kësaj të shtuneje, më 16 dhjetor 2023, ora 12:00
në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S.Noli” në Gjilan

ME PARAQITJEN E VEPRAVE TË BOTUARA NË PROZË, KRITIKË LETRARE DHE PUBLICISTIKË, PËRMBYLLET “VJESHTA LETRARE…”

Pas një rrugëtimi mbi dymujor, ku u realizuan 8 veprimtari të ndryshme letrare, ( dy gjatë tetorit e nga tri gjatë muajve nëntor e dhjetor ), kësaj të shtuneje, më 16 dhjetor, ora 12:00, në Bibliotekën e qytetit në Gjilan, me paraqitjen e botimeve të reja në prozë, kritikë letrare e publicistikë, përmbyllet edicioni i 14-të i Manifestimit maratonë, “Vjeshta letrare e Gjilanit”.
Një vështrim përmbledhës për këto botime, do t’i paraqitet publikut të pranishëm si dhe të tjerëve përmes inqizimeve dhe storieve në portalet tona audio vizuele e televizive nga kritiku letrar, magjistri Arsim Halili.
Më pas, theksi do të fokusohet te libri studimor i Anton Nikë Berishës, “Mbi dy kryevepra lirike të Gjergj Fishtës, ku do të referojë Ajete Zogaj, kritike letrare nga Prishtina, si dhe te libri me tregime i Afrim Demirit nga Ferizaj, “Figura e 17 “, për të cilin do të flasin, Nexhat Rexha e Biser Mehmeti, që të dy, emra të njohur tashmë për publikun kosovar e më gjerë.
Veprat tjera si, “Një gjakim i pafat” i Hasan Bunjakut, “Frynte shumë erë” i Nasi lerës , “Ideologjia serbe e gjenocidit” dhe “Shprushje nëpër vargjet që nuk zbehen” të një Grupi Autorësh janë përuruar në veprimtaritë paraprake gjatë kësaj “Vjeshte…”, ndërsa për romanin e shkrimtarit të shquar, Ramadan Rexhepit, do të organizohet një veprimtari tjetër letrare, në momentin që ai ka mundësi të vijë në Kosovë e ku do të përfshihet dhe romani “Ura e ëndrrave”, i botuar vitin e kaluar nga ana e Shtëpisë botuese “Beqir Musliu”.
Të pranishmëve, në fund, në shenjë mirënjohjeje, do t’iu shpërndahet numri më i ri i revistës AGMIA, i cili i përkushtohut shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadaresë, që këtë vit u nderua me Çmimin letrar “Beqir Musliu”.

Ju mirëpresim !

You Might Also Like