KRONIKË E ZEZË

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. 

 

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale: 

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, 

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, 

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Sulmi ndaj personit zyrtar’’, 

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Rrezikimi i trafikut publik’’, 

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Dhuna në familje”, 

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhja e shërbimeve’’. 

 

You Might Also Like