Futboll

Prova e fundit e Gjilanit para duelit ndaj Ferizajt

Sesioni i fundit para duelit ndaj FC Ferizajt është mbyllur me shumë sukses. Për sfidën e nëntë kampionale në Albi Mall Superligë do të jenë të gatshëm gjithë futbollistët.

Me grupin ka stërvitur edhe Oltion Bilalli i cili ka ardhur pas detyrimeve kombëtare dhe do të jetë në dispozicion të kryetrajnerit Nuhiu për këtë takim për dallim nga Yll Ibrahimi, i cili ka shqetësime dhe do jetë në dyshim për këtë përballje.

Shqetësimet i kanë lënë prapa futbollistët e tjerë të cilët ishin në fazën e rikuperimit dhe kështu është kompletuar ekipi për ndeshjen e nesërme.

Topi ka lëvizur gjithandej fushës në një mot shumë të përshtatshëm për punë thuajse gjatë gjithë javës në përgatitjet për ballafaqimin e së premtes.

Ndeshja me Ferizajn luhet në stadiumin ndihmës në Gjilan dhe fillon nga ora 15.00.

        

You Might Also Like