Gjilan

Kryetari Hyseni: Po punojmë për të përmbushur 100% të premtimeve tona, edhe pse secila punë e mirë po kundërshtohet

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, ka diskutuar me drejtorët komunalë lidhur me premtimet dhe realizimin e projekteve.  

I pari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se nga 109 premtime 87 janë të realizuara.

 

Më tej ai tregoi se tema e diskutimit të bordit të drejtorëve sot ishin premtimet që ende nuk janë përmbushur.

 

“Po punojmë për të përmbushur 100% të premtimeve tona. Secila punë e mirë po kundërshtohet.

Çdo projekt në interes publik po luftohet”, tha Alban Hyseni.

 

I pari i Komunës së Gjilanit, theksoi se megjithatë, premtimet e dhëna po i përmbushin, ndërsa po vazhdojnë luftën ndaj atyre që e shohin publiken si private.

Sinqerisht Zyra për Infomrim në Komunën e Gjilanit

You Might Also Like