“Fondacioni Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah Charity Kosovo” si degë e shoqatës ame “Swiss Barakah Charity” me seli në Zvicër nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit për financimin e projektit mbi funksionalizimin e ndërtesës së vakëfit për qendrën edukative e cila gjendet në afërsi të “Atik” Xhamisë dhe medresesë Alaud-din në qytetin e Gjilanit.
Projekti në fjalë do të financohet nga “Swiss Barakah Charity” me seli në Zvicër përmes degës së saj në Kosovë “Fondacioni Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah Charity Kosovo” ku mjetet do ti transferohen si donacion Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit – në gjirollogarinë e saj bankare të Bankës BKT: XK051960508426031143. Vlera e donacionit është 100.000€, ku pagesa do të bëhet në 4 faza nga 25.000€ varësisht nga situacioni i punëve të kryera! Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit zotohet se do të implementoj projektin e dakorduar nga ana teknike në mënyrë të duhur. Mbikqyrja e projektit do bëhet nga “Fondacionit Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah Charity Kosovo” dhe me koordinim reciprok të Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit.
Me pëlqim të përbashkët në mes “Fondacionit Humanitar Begatia Kosova/Foundation Barakah
Charity Kosovo” si degë e shoqatës amë “Swiss Barakah Charity” me seli në Zvicër dhe Këshillit Bashkësisë Islame të Gjilanit pranojnë vendosjen e një pllake permanente në murin e ndërtesës vakëfit të qendrës edukative në të cilën ceket emri i shoqatës “Swiss Barakah Charity” prej të lës është bërë donacioni në fjalë për projektin e lartëcituar. Punimet e këtij projekti dakordohen që të përfundojnë para muajit Mars 2025/Ramazan 1466, thuhet në memorandumin për bashkëpunim.