OPINION

TANI MË, PATRIOTIZËM PËR GJITHSECILIN ËSHTË KRYERJA E DETYRAVE DHE PËRGJEGJËSIVE TË VETA

Shkruar nga MSc.Inxh. Murat Hoxha
TANI MË, PATRIOTIZËM PËR GJITHSECILIN ËSHTË KRYERJA E DETYRAVE DHE PËRGJEGJËSIVE TË VETA
Ndeshja në mes Kombëtares së Rumanisë dhe Kombëtares së Kosoves, në futboll, para së gjithash dëshmoi se ky ekip ka cilësi, e ka motivin dhe moralin.
Kombëtarja Kosoves ishte superiore ndaj një ekipe e cila para pak javësh na “gjeti në ditë te keqe”. Ishim të bindur që “nuk ishte ajo Kombëtarja e Kosoves” por çka ti bësh, vërshuan kritika té cilat krijonin përshtypje që ndonjëri edhe u “gézua”, sepse mund të realizohet ëndrra e tyre.
Kujtoj që ky organizim, kjo harmoni, dhe ky koordinim, meriton që edhe ne spektatorët e lojes së futbollit, gazetarët, sportdashësit ti mbështesim pa rezerve futbollistet, shtabin teknik, strukturen udhëheqëse, Komitetin Ekzekutiv dhe vetë presidentin, duke i përkrahë përpjekjet e tyre të cilat jané gjithnjë e më pozitive, në kontekstin sportiv, profesional edhe politik të lojes së futbollit të Kosoves.
Rrethanat për të luajtur futboll në vendet mosnjohëse të Republikes së Kosoves, janë shumë sfiduese për kombëtaren tonë. Incidentet në ambiente të tilla nuk janë krejtësisht të përjashtuara. Kjo i mundëson FFK- së që detajet e veprimeve të parashikohen më mirë, për të marrë vendime të shpejta, të drejta dhe perfituese për ne.
Nuk jamë i sigurtë nëse vendimi për të mos me vazhdu lojen, atëherë kur ishin edhe dy tre minura deri ne përfundim të ndeshjes, ishte më i drejti.
Me vet faktin që aty “u mbrojt dinjiteti dhe shtetësia e kosoves” konfirmon që në lojen e futbollit janë prezent ndikimet politike. A duhej që ne të biem pre e provokimeve të huliganve, që në dy minutat e fundit të terhiqemi nga fusha e lojes edhe për faktin që në fushë nuk pati apo nuk u vlerësu nga arbitri ndonjë eksces që do të vlersohej si element i cili kishte peshen e ndërprerjes së lojes, përveq elementit politik,
Tani cili është rezultati që pritet nga komisionet e UEFA-s. Është mendimi i shum “ekspertëve” që Federata e Rumanisë do të dënohet me të holla, mbase do të suspendohet stadiumi, apo do të dënohen për mospjesmarrje te shikuesve, ndersa Kosova do të vazhdojë edhe më shumë të provokohet nga vendet mosnjohëse, nuk do të jemi ma afër që Kosova të njihet nga Rumania. Nuk besoj që dëshirat tona janë reale që Kosova ti merr tre pike në tavolinë, madje mundemi me mbetë edhe pa atë pikë.
Unë mendoj që ne në këtë rast nuk e kemi shfrytzu instrumentin as sportiv as politik për interesa tona. Fundja unë patriotizmin e shohë ndryshe. Për mua fitorja kishte me i mbyll gojët dhe zhurmat dhe fyrjet të atyre të cilët e stimuluan dhe e shkaktuan incidentin nga tribinat por edhe ata që kishin detyren per organizimin dhe sigurinë e mbarvajtjes së ndeshjes Rumania – Kosova.
Nga kjo më rezulton një porosi; Futbolist mos e ndieni veten inferior nëse ju nuk e bëni shqiponjen me duar, mos e shprehni mllefin ndaj huliganve sepse ajo nuk është detyr dhe pergjegjësi e juaja, tani patriotizmi për gjithsecilin është me i kry detyrat e veta dhe me pasë rezultate.

You Might Also Like