Te ndryshme

Ndërron jetë Selman Ukshini, 100-vjeçari nga Llovca

Ka ndërruar jetë haxhi Selman Ukshini në moshën 99-vjeçare nga Llovca, me vendbanim në Gjilan, ndonëse bashkëvendas të tij pohojnë se ai mund të kishte më tepër se 100 vite, pasi që si zakonisht në atë kohë, në ish-mbretërinë jugosllave njerëzit nuk shënoheshin me kohë në librat amë, shkruan kryelajmi.com.

Selman Ukshini, ndonëse i shtyrë në moshë deri para vdekjes ishte shumë vital, rregullisht shihej teksa shkonte në xhami, por që këtë të martë të afërm të tij dolën me njoftimin për  familjarët, miqtë, farefisin dhe të gjithë dashamirët se sot, me datë 19/11/2024, në moshën 99- vjeçare, ka ndërruar jetë Selman Ukshini – babai, gjyshi dhe më i dashuri jonë!

Varrimi do të bëhet nesër me datë 20/11/2024 me drekë, në varrezat e Llovcës, kurse të pamet fillojnë me datë 21/11/2024, thuhet në njoftimin e familjes Ukshini.

“Babë, ti sot shkove, mirëpo në zemrat tona do të jesh i gjallë përgjithmonë! Do të të kujtojmë me mall e dashuri, brez pas brezi, e çdo gjeneratë! Fjalët, këshillat e veprat tua do të jetojnë përjetë në zemrat dhe mendjet e gjithsecilit prej nesh! Edhe engjëjt do ta kishin lakmi për urtësinë tënde  Pusho në paqe engjëlli ynë”, thuhet në përkujtimin e familjes Ukshini./kryelajmi.com/.

You Might Also Like