Futboll

Ramadani: FC Llapi i plagosur është shumë më i rrezikshëm se me rezultate pozitive

Ndeshja e xhiros së 14-të do të jetë një nga kryendeshjet e kësaj jave, pasi klubi jonë, FC DRITA do të takohet të hënën me FC Llapin.
Ndeshja do të jetë e vështirë dhe sfiduese tha trajneri ynë, Zekirija Ramadani. Sipas tij, nesër do të jetë derbi i radhës me ekipin që na ka shkaktuar humbjen e vetme këtë edicion.
“Nesër do të jetë derbi i radhës, e dijmë me çfarë ekipi kemi të bëjmë, çfarë potenciali kanë dhe me çfarë kontigjenti të futbollistëve kemi të bëjmë. Gjithmonë me FC Llapin kanë qenë ndeshje të vështira dhe gjithmonë do të jenë. Sa i përket ekipit tim mendoj që jemi të gatshëm, kemi atmosferën e mirë, kishim 4 ditë në dispozicion për ta rigjeneruar skuadrën, por edhe për të punuar pak më ndryshe, sepse me FC Llapin ndoshta duhet të paraqitemi ndoshta pak më ndryshe në fushë. Kemi shfrytëzuar kohën e maftueshme, objektivi jonë dihet se çfarë është nuk duhet ta përsërisë, por vetëm fitore. Do të japim maksimumin që ta arrijmë tre pikëshin”, ka thënë trajneri Ramadani.
Trajneri theksoi në veçanti për kundërshtarin se pas rezultateve negative di të jetë mjaft i rrezikshëm.
“Gjithmonë kur FC Llapi është me rezultate negative është më i rrezikshëm sesa kur është me rezultate pozitive. Nëse do të ishte me ecuri pa humbje do të ishim shumë më të qetë dhe do të ishim më të bindur në një fitore më të lehtë, sepse jemi njerëz dhe na kap ajo euforia. Këtë jemi munduar ta largojmë edhe nga ekipi jonë dhe tua largojmë këtë edhe futbollistëve tanë dhe se duhet gjithmonë të gjejmë motiv, gjithmonë të gatshëm për sfida të reja. Prandaj, FC Llapi vjen i plagosur, por është shumë më i rrezikshëm se një Llap me rezultate pozitive”, potencoi Zekirija Ramadani.
Kryetrajneri, Zekirija Ramadani foli edhe për lidershipin, qe sipas tij është shumë e vështirë të mbahet froni.
“Për të mbajtur lidershipin gjithçka duhet të dyfishohet. Tani jemi në vendin e parë dhe jemi objektiv për çdo skuadër për me na zbrit nga vendi i parë. Mirëpo, eksperienca brenda grupit, stafit, drejtuesit tanë, futbollistët dhe mendoj që mund ta përballojmë, mund ta menaxhojmë dhe deri në fund do rritet puna edhe më tepër dhe ta mbajmë vendin e parë deri në fund. Tani me të gjitha ndeshjet e zhvilluara është në vendin e parë dhe këtë e kam thënë duke besuar te grupi, te ekipi, te puna që bëhet në stërvitje, te konkurrenca që e kemi për këtë ishim të bindur që kur të vijmë në ndeshje të barabarta do të jemi në vendin e parë dhe ja ku jemi, por jam i bindur që kemi mundur të bëjmë edhe më tepër”, ka përfunduar drejtuesi i FC DRITA.
Ndeshja FC DRITA – FC Llapi zhvillohet nesër, e hënë në Stadiumin Ndihmës (te rrethi), në ora 13:00.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit:

You Might Also Like