Me 23 Nëntor, 2023 në ora 1700, Delegacioni i Federatës së Badmintonit të Kosovës i prirë nga Kryetari i Federatës së Badmintonit të Kosovës, Lulzim Haziri, u prit me nderime te larta nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Lisbonë, Portugali, përkatësisht nga shkëlqesia e saj, Ambasadorja. Edona Maloku – Berdyna. Ne këtë takim u bisedua për Turneun Evropian për grupmoshat U17 që po mbahet në qytetin Caldas Da Rainha, Portugali, ku edhe përfaqësuesja e Kosoves në Badminton po merr pjesë në këtë kampionat për herë të parë. U bisedua edhe për bashkëpunimet e tjera mes federatave tona ku Ambasadorja Berdyna premtoi me shume ndihma në këtë aspekt. Ishte një takim i ngrohtë dhe delegacioni ynë ndihej sikur ne shtëpinë e vet. E njoftova Ambasadoren Berdyna se edhe sporti i Badmintonit do jetë si sport olimpik në Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.