Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga dhe me nxënësit e shkollave të mesme të kësaj komune, ka mbajtur orë dizajni për posterët, fletushkat dhe kampanjat e ndryshme për vetëdijesim për dhunën në baza gjinore në Gjimnazin shoqëror “ Zenel Hajdini”.
E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e cila tregoi se janë ndër komunat e para që i’u kanë përgjigj ftesës për këtë aktivitet, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.
Ajo kërkoi nga nxënësit e shkollave të mesme të kësaj komune që të marrin pjesë në garë dhe shpresojmë që grup fitues, do të fitojë një çmim për shkollën.
Nënkryetarja, premtoi mbështetje për nxënësit dhe po ashtu edhe për fondacionin.
Puhiza Bekolli, koordinatore e projektit në Fondacionin Jahjaga, falenderoi komunën e Gjilanit për mbështetje si dhe të gjitha shkollat e mesme për përgjigjjet pozitive.
Sipas saj gjatë kësaj kohe nxënësit u informuan edhe lidhur me garën për kampanjën më të mirë kundër dhe vetëdijësimit për dhunën në baza gjinore, ku grupi fitues, do të fitojë një çmim për shkollën.
Ajo shtoi se nxënësit ishin mjaft të vëmendshëm dhe shprehën interes për pjesëmarrje dhe u zotuan që këto informata ti ndajnë edhe me bashkëmoshatarët e tyre.