Me marrëveshje të ddyanëshme Drita ka shkëputur kontratën me lojtarin Dienit Isufi, i cili vinte nga shkolla e futbollit.
Në sezonin 2021/22 Dieniti arriti të nënshkruante kontratë profesionale me klubin dhe ishte pjesë e rregullt e ekipit të parë.
Gjatë kësaj periudhe Isufi ishte i huazuar dy herë, te KF. Kika (gjashtë muaj) dhe KF. Ramiz Sadiku (gjashtë muaj).
Klubi ka mirëkuptuar Dienitin për ta liruar nga kontrata pasi i njejti ka shprehur dëshirën për të provuar një sfidë të re ku mund të ketë më shumë hapësirë për të luajtur.