Futboll

Olti Ismajli, Yll Ibrahimi dhe Shaban Shabani ftohen në Kosova U19

Shpresat e DRITËS ftohen nga Kosova U19
Kombëtarja e Kosovës U19 do të mbajë Kampin Nacional në Hajvali nga 31 gushti deri më 1 shtator.
Në kampin dy ditor do të grumbullohen futbollistët e kombëtares për fazën përgatitore në “Qualifying Round” të Kampionatit Evropian U-19.
Në mesin e futbollistëve të përzgjedhur janë edhe tre juniorët e klubit tonë, Olti Ismajli, Yll Ibrahimi dhe Shaban Shabani.
Olti Ismajli është portier i Dritës, ndërsa së fundmi është grumbulluar edhe me ekipin e parë të klubit tonë, si portier i tretë.
Yll Ibrahimi mbrojtës i majtë, poashtu i aktivizuar te DRITA në ekipin e parë.
Futbollisti, Shaban Shabani luan si sulmues i krahut të djathtë me juniorët e Dritës.
Tre futbollistët vijnë nga Akademia e klubit tonë dhe janë formuar ndër vite në shkollën e futbollit DRITA në të gjitha grupmoshat e klubit.
FC DRITA i dëshiron suksese futbollistëve tanë të rinj dhe kombëtares sonë, Kosova U19.

You Might Also Like