Në mbrëmjen e tretë të “Fest Film“, i cili po zhvillohet në kuadër të „Flakës së Janarit 2025“ është shfaqur filmi “Galaktika e Andromedës”, i regjisores More Raça.
Në film luajnë aktorët: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Don Raça dhe Elda Jashari.
Filmi trajton fatin e një babi kosovarë në periudhën e pasluftës, i cili është i papunë dhe në kërkim të çfarëdo pune dhe që jeton i vetëm me vajzën e tij, duke mos pasur as shtëpi, por me ëndrra për një të ardhme më të mirë.
Një takim i rastësishëm me një grua, e cila bënë jetën e një prostitute, e cila i rrëfen për jetën e saj dhe që më vonë vihet në shërbim të saj si vozitës, kryepersonazhit i sjell probleme të mëdha, andaj mbi të bien paragjykimet e shoqërisë, andaj duke mos patur shtegdalje, kryepersonazhi bashkë me vajzën e tij merr rrugën e mërgimit.
Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “Arena”, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Pëlqej
Komento
Dërgo
Ndaj