Në Viti ,brëmë më një ceremoni rasti me ndezjën e Flakadanit I cili do të ndriqon deri në përfundim të aktiviteteve kulturore, ka nis manifestimi tradicional kulturor “Flakadani I Karadakut”. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para hapjes së këtij manifestimi ndër tjerash ka folur për rëndësinë e këtij manifestimi. “Manifestimi tradicional gjithëkombëtar Kulturor e sportivë “Flakadani i Karadakut”, që personifikon figurën e dëshmorit të kombit Njazi Azemi –komandant “Mjekrra” është një nga ngjarjet më kulmore në komunën e Vitisë. Flakadani si simbol i rezistencës dhe lavdisë, edhe sivjet në vitin e 17 të veprimtarisë, do të grumbullojë në Viti artistë e piktor, shkrimtar e poet, solistë e valltarë, shoqëri e Ansamble, sportistë e sportiste nga të gjitha trojet shqiptare, që me aktivitetet e tyre, të nderojmë figurën e komandant Mjekrrës dhe gjithë dëshmorëve të lirisë, të cilët dhanë më të shtrenjtën jetën, për lirinë e Kosovës”, u shpreh ndër tjerash Haliti.
E Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti, bëri me dije aktivitetet të cilët do të shumta kulturore e sportive të cilët do të
zhvillohen për gjashtë ditë rresht. Edhe Abdyl Bajrami nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Viti, në fjalën e tij, ndër tjerash tha se në këtë manifestim bëhen bashkë njerëz të gjitha profilet dhe të gjitha trojet shqiptare duke e cilësuar se ky manifestim i kushtohet një nga ushtarët më besnik të trojeve shqiptare. Ai bëri me dije se OVL e UÇK-së ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të bëhet dekorimi i Nijazi Azemit-Komandant Mjekrrës. Kurse Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Shefket Musliu, i dorëzoj kryetarit Haliti një mirënjohje. Në kuadër të këtij manifestimi mbrëmë në Mogillë, konkretisht në fshatin e lindjes së Nijazi Azemit- Komandant Mjekrrës është hapur ekspozita që lidhët me figurën dhe veprën e këtij dëshmori. Përndryshe ky manifestim po mbahet nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, në përkujdesjen e Kryetarit Haliti si dhe nën mbështetjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës. Gjatë gjashtë ditëve sa zgjatë ky manifestim me programin e shpalosur u tha se do të ketë aktivitete të shumta si Ora e madhe letrare kurse në tri ditët e fundit do të mbahët festivali mbarëkombëtarë I Shoqërive kulturore ku parashihet tëë marrin pjesë SHKA nga të gjitha trojet shqiptaree risi do të bjetë se në këtë festival do të merr pjesë edhe nje SHKA nga Diapora përkatësisht nga Zvicrra.Aziz Zuka