“Interplast Trocal” është brend i Gjilanit me zhvillim të hovshëm ndër vite.
Është investim gjerman në kuadër të gjigantit “Profine” dhe shembull i mirë i gjjenerimit të vendeve të punës.
E përgëzuam pronarin, Shaban Xhymshiti, për sukseset e mëdha dhe u zotuam se bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi për përkrahjen maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira fiskale për operim sa më të suksesshëm. Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt.