Gjilan

Hyseni: Gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive

Po vazhdojnë punimet për ndërtimin e fushës së sportit në shkollën fillore “Ramiz Cërrnica” në Gumnishtë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në fshatin Gumnishtë, ku po vazhdon puna për përfundimin e terrenit sportiv, i cili do t’i shërbejë nxënësve dhe komunitetit.

“Ky është terreni i tetë me radhë që po nis punën dhe jemi shumë të lumtur që gjatë një periudhe të shkurtër kohore, pothuajse të gjitha fshatrat e Gjilanit janë pajisur me terrene sportive moderne, apo janë në proces të realizimit të tyre”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se pas përfundimit të hapësirave sportive, do të vijojnë me rregullimin e oborrit dhe më vonë do të realizojnë investime edhe brenda shkollës së Gumnishtës, duke ofruar mundësi më të mira për arsimim dhe aktivitete për nxënësit tanë.

You Might Also Like