Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar disa nga bizneset e udhëhequra nga gratë në komunën tonë.
Kryetari theksoi, se sot nderojnë dhe urojnë të gjitha gratë dhe vajzat që na bëjnë krenarë çdo ditë me punën, përkushtimin dhe sukseset e tyre.
“Kjo ditë është një moment reflektimi dhe vlerësimi për arritjet e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave në çdo fushë të jetës, nga ato që kanë lënë gjurmë në historinë tonë, deri te ato që sot udhëheqin me vizion, guxim dhe përkushtim”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se kishte kënaqësinë të vizitoj bizneset e udhëhequra nga gratë në komunën tonë, t’i uroj për këtë ditë të veçantë dhe të shoh nga afër rezultatet e mbështetjes që kanë ofruar për to përmes granteve të dedikuara.
“Për ne, fuqizimi i grave nuk është vetëm një angazhim, por një prioritet i vazhdueshëm për një shoqëri më të fortë dhe më të barabartë”, tha kryetari Alban Hyseni.