Futboll

Gjilani zhvilloi ndeshjen më të mirë në këtë kampionat

Gjilani ka zhvilluar ndeshjen më të mirë në këtë kampionat edhe atë kundër Prishtinës në kryeqytet, të cilën e ka mundur me rezultat 2:1.

Me motiv shtesë në përkrahje të futbollistit të lënduar Oltion Bilalli, SC Gjilani me një angazhim të pashoq në çdo aspekt ka qenë më e mirë se Prishtina dhe me plot meritë ka shënuar fitore.

Gjilani golin e parë e ka realizuar kapiteni Kqiku, i cili pas një aksioni të gjatë, ka gjuajtur furishëm e në vijën e portës duke dashur të ndalë gjuajtjen e tij, Limani e futi topin në rrjetë për rezultatin 0:1.

Gjilani edhe pse shënoi  ja vazhduar të bëjë lojë sulmuese dhe në pjesën e dytë i është anuluar një gol me motivacion pozite jashtë loje. Golin e ka anuluar sistemi VAR, që me milimetra vendosi në favor të Prishtinës e në aksionin vijues ekipi kryeqyetatas ia doli që të barazojë nëpërmjet sulmuesit zëvendësues Gnapi.

Mysafirët nga Gjilani kanë ardhur në epërsi në minutën 81 nëpërmjet qendërsulmuesit zëvendësues Jaroviq, i cili me një gjuajtje me kokë qëlloi topin në tokë e prej aty shkoi në këndin e epërm të djathtë të portës së Prishtinës për rezultatin përfundimtar 1:2. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like