Edison Kqiku, kapiten i Gjilanit në ndeshjen ndaj Prishtinës ka luajtur në pozicionin e sulmuesit dhe që në minutën tetë ai ka shënuar për rezultatin 1:0.
Me të shënuar, Edisoni ka vrapuar drejt bankinës, ka marrë fanellën e Oltion Bilallit, e ka ngritur lart dhe e ka puthur atë, duke dëshmuar se golin ia dedikon shokut të tij, i cili në ndeshjen e kaluar ndaj Malishevës ishte pësuar lëndim të rëndë.
Jo vetëm Edisoni, por i tërë ekipi luajti me zemër dhe në fund ngadhënjyen me rezultat 2:1 e Oltion Bilalli atyre iu dha zemër në arritjen e këtij suksesi./kryelajmi.com/.