Futboll

Blerta Shala, gjilanasja që po shkëlqen në petkun e Mitrovicës

Blerta Shala, futbollistja që lindi e u rrit në Gjilan, tash e shtatë vite po shkëlqen me fanellën e Klubit Futbollistik të Femrave Mitrovica, me të cilin gjashtë herë është shpallur kampione. Blerta Shala, që më herët ishte pjesë e përfaqësues së Shqipërisë, me pranimin e futbollit Kosovar në arenën ndërkombëtare, pa hezitim I ka thënë po Kosovës, duke qenë lojtare kyçe në ekipin tonë.

Ajo është simbol i përkushtimit dhe suksesit dhe kudo që është paraqitur ka shkëlqyer dhe  me 6 tituj kampione të Kosovës dhe 7 herë fituese e Kupës së Kosovës, Blerta është një emër i padiskutueshëm në futbollin tonë.

Vetëm në sezonin 2024/25, ajo ka shënuar plot 21 gola, duke treguar sërish vlerën e saj si lidere mesfushore dhe lojtare vendimtare!

Të hënën, ekipi i saj KFF Mitrovica u shpall kampion i Kosovës – edhe një tjetër trofe në karrierën e saj të ndritur!

Blerta Shala, mbetet një emër i madh dhe ndër më të njohurit në futbollin femëror në Kosovë, kurse si gjithherë ajo pritet që edhe sivjet tërë talentin e saj ta shpërfaq edhe në arenën ndërkombëtare, me klubin e saj kampion.

You Might Also Like