Futboll

Stadiumi i Qytetit do të bëhet, tribinat në të gjitha anët do të mbulohen

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit ka sjellë lajm. in e madh. Stadiumi i Qytetit do të bëhet, tribinat në të gjitha anët do të mbulohen.
Ai në një postim të tijin ka shkruar:
Pas shumë vitesh padrejtësi, sot është marrë vendimi për Stadiumin e Gjilanit që të gjithë po e presim me padurim. . 
Vendimi i OSHP-së i hap rrugë realizimit të këtij projekti madhor.
Tashmë nuk ka më dilema: procedurat ecin përpara dhe Gjilani do ta ketë stadiumin që i takon, sipas standardeve të UEFA-s, ashtu siç kemi premtuar!
Ne nuk ndalemi. Për krenarinë tonë, për qytetin e sportit e sportistëve, shihemi së shpejti në stadium.
Edhe një lajm i mirë, projekti i stadiumit do të ndryshohet, do të mbulohet i tëri e do të bëhet më modern, tashmë është krijuar grupi punues.

You Might Also Like