Klubi i Xhudos “Gjilani” ka nisur përgatitjet për garat ndërkombëtare “Judo International Ohrid 2025”.
Xhudistët gjilanas të udhëhequr nga trajnerët Ibraim Hasani, Drin Rexhepi dhe Esat Selimi kanë nisur përgatitjet intensive për garat ndërkombëtare “Judo International Ohrid 2025”! “Me përkushtim, disiplinë dhe pasion, Klubi i Judos Gjilani synon që edhe këtë vit të shkëlqejë dhe të sjellë suksese të reja për qytetin dhe vendin tonë”, theksojnë trajnerët.
Forca, respekti dhe uniteti na dallojnë — përpara drejt fitores