Gjilan

KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, vlerësohet nga MPB-ja si më aktivja në Kosovë, në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve

Në mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, të Komunës së Gjilanit, të cilën në emër të kryetarit e udhëheq nënkryetarja, Leonora Morina Bunjaku, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, zyrtarë nga Ministria e Brendshme, e kanë dhënë lajmin e mirë se KSSB-ja e Komunës së Gjilanit, mbetet komuna më aktive në nivel vendi në adresimin e shqetësimeve dhe organizimin e mbledhjeve.
Dardan Duraku, përfaqësues i Divizionit për Siguri dhe Bashkësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në mbledhjen e fundit të KKSB-së në Gjilan, tha se Komuna e Gjilanit, është e para në nivel të Kosovës, si komuna më aktive në adresimin e shqetësimeve që ka bërë në nivel të qytetarëve.
“Mund të themi se Komuna e Gjilanit, është komuna numër një që janë adresuar shqetësimet më së shumti në nivel të Kosovës, kështu që ju përgëzoj për punën dhe angazhimin që e keni treguar dhe adresimin e shqetësimin”, tha Dardan Duraku.
Ai theksoi se Komuna e Gjilanit, është një prej komunave që i ka mbajtur takimet e rregullta.
Derisa kërkoi nga komuna, që personat (bujqit) që ndezin zjarre në fusha dhe shkaktohen pasoja, fermerët e tillë të mos lejohen të marrin subvencione apo shërbimeve për përfitime.
Ai falënderoi anëtarët e KKSB-së në Komunën e Gjilanit, për punën dhe angazhimin e tyre në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

You Might Also Like