Është hapur ekspozita e parë personale e 11 vjeçares, nxënëses Jara Ademi “Ndërmjet Ngjyrave”, në galerinë e qytetit.
Nxënësja e klasës VII, ka paraqitur një koleksion mbresëlënës të punimeve të saj artistike, e cila dëshmon për talentin, përkushtimin dhe pasionin e saj të jashtëzakonshëm për artin.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se është një ditë e veçantë, që Jara po e mban ekspozitën e parë si një artiste e re. Ajo i ka 12 punime, derisa ka 11 vjet dhe se punimet e saja janë shumë të mira, krahas moshës së saj.
“Kjo është një nismë e mbarë për të ardhmen e saj”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se po mbështesin artin shumë më shumë se më herët, posaçërisht artistët e rinj.
Kuratorja e kësaj ekspozite, profesoresha, Arta Ramadani Jashari, tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Jarën, pasi që ka ekspozitën e saj të parë të realizuar për pesë vjet në atelie dhe puna e saj tashmë po shënon rezultate.
“Krijimtaria artistike e saj pritet të sjellë rezultate edhe në të ardhmen”, tha Ramadani Jashari.
Profesoresha e artit, falënderoi edhe kryetarin për mbështetjen për artistët.
Nga ana tjetër, artistja Jara Ademi, falënderoi kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe të pranishmit për mbështetjen.
Ekspozita do të jetë e hapur deri më 15 gusht (e premte).